Sporti

Shtatë futbollistë meksikanë të dënuar me 57 vite burg për trukim ndeshjesh

02/18/2025 17:19
nga:Lorik J

Shtatë futbollistë meksikanë nga dy klube në ligën e nivelit të tretë të Meksikës janë dënuar me gjithsej 57 vite burg pasi u shpallën fajtorë për rregullim të ndeshjeve për qëllime bastesh, raportojnë mediat lokale.

Gjashtë nga lojtarët luajnë për ekipin e Real Apodaca, dhe një është nga Correcaminos UAT.

As Federata Meksikane e Futbollit (FMF) dhe asnjë nga pronarët e dy klubeve në fjalë nuk kanë bërë të ditur emrat e fajtorëve dhe as nuk kanë bërë të ditur se cilat ndeshje janë manipuluar për fitime nga bastet.

Një lojtar i Real Apodaca dhe një nga Correcaminos u dënuan me 16 vjet. Tre lojtarë të tjerë u përjashtuan me shtatë vjet nga futbolli, dhe dy të tjerët morën nga dy vjet secili.

Sipas mediave, lojtarët e Real Apadoka kanë humbur ndeshjet me dy ose më shumë gola si trend i kohëve të fundit.

/GazetaBlic Sport