Lajme

Për një javë në rajonin e Ferizajit u raportuan 9 raste të vjedhjeve e 5 të dhunës në familje

02/18/2025 14:42
nga:N K

Policia Rajonale e Ferizajt përgjatë një jave ka raportuar për 9 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur 6 në Ferizaj, ndërsa 3 në Shtime, raporton GazetaBlic.

Po ashtu, në këtë periudhë janë raportuar edhe 5 raste të dhunës në familje, me ç’rast 4 kanë ndodhur në Ferizaj, kurse një rast në Kaçanik.

Tutje në njoftim thuhet se Policia ka arrestuar 68 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.