Lajme

Dy automjete përplasin tufën e bagëtive në Roskovec, vdes bariu

02/18/2025 14:30
nga:Sh R

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit, ku dy automjete kanë përplasur një tufë me bagëti dhe dy barinj.

Sipas policisë, nga aksidenti ka humbur jetën njëri prej barinjve, i moshës 49-vjeçare.

Policia tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar drejtuesit e mjeteve, raporton Euronews.al.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 49 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.