Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar veç e veç krerët e partive në Kosovë për, siç tha ai, të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.
“Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.
Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por rezultatet zyrtare ende s’janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Express/


