Lajme

Shqiptohen mbi një mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

02/18/2025 09:31
nga:N K

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku, raporton GazetaBlic.

Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me dëme materiale, kurse 16 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, në të njejtën periudhë janë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje.