Lajme

“Plani është që në 2027 të mbyllim negociatat”/ Rama: Brenda 2030, ngremë flamurin kuqezi në BE

02/18/2025 09:10
nga:G B

Në fjalën e tij në “Sy më Sy” kryeministri Edi Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian.

Rama u shpreh se qëllimi kryesor është që brenda 2030 të ngrihet flamuri kuqezi në Bashkimin Europian.

“Të gjithë ata që e kanë ndjekur konferencë në Mynih, kishte panel të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për herë të parë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi, plani është që në 2027 të mbyllet negociata dhe t’i jepet kohë për të ratifikuar anëtaren e re, Shqipërinë tonë. Brenda 2030 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumëdëshiruar të BE”, tha ai.