Lajme

Milan – Feyeenord, formacionet e mundshme

02/18/2025 08:46
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet kthyese në fazën e parë eliminuese për Play off.

Disa ndeshje interesante do të zhvillohen në arenat e ‘zjarrta’ evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 18:45, Milani do të synojë përmbysjen e madhe ndaj skuadrës holandeze, Feyenoord.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 0 në të mirë të holandezëve dhe Milani duhet që me çdo kusht të përmbys rezultatin, për kaluar në fazën tjetër.

Formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Felix, Leao; Gimenez

Feyenoord: Wellenreuther; Read, Beelen, Hancko, Smal; Moder, Milambo; Hadj Moussa, Ivanusec, Paixao; Carranza

/GazetaBlic Sport/