Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Varshavë edhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Kroacisë, Andreja Metelko-Zgombić.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të Kroacisë ndaj Kosovës, Bislimi vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dyanshme dhe partneritetin mes dy vendeve tona.
Në këtë takim, u diskutua mes tjerash mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit të 9 shkurtit, mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe situatës në rajon.
Në njoftimin e fundit, thuhet se Bislimi theksoi hapat e rëndësishme përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vitet e fundit bashkë me rëndësinë e avancimit në proceset e integrimit evropian.


