Lajme

Osmanit i vjen urimi për Pavarësi edhe nga Mbreti i Suedisë

02/17/2025 20:42
nga:Genita C

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Osmanin për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Erdogan uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial