Trajneri aktual i Parmës, Fabio Pecchia, mund të largohet nga posti i tij.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubit italian i janë ofruar dy kandidatë për rolin e trajnerit të ri – Andrea Pirlo dhe Cristian Chivu.
Pirlo u largua nga Sampdoria në gusht të vitit të kaluar, pasi kishte punuar më parë në Juventus dhe Fatih Karagumruk.
Ndërkohë, Chivu është pa punë që nga qershori i vitit 2024, pasi më parë ka drejtuar skuadrat e të rinjve të Interit.
Parma nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2025 – me 5 humbje dhe 2 barazime.
/GazetaBlic Sport/


