Sporti

Rodrygo: Iu bashkova Real Madridit për të fituar trofe, por s’e besova që do t’i arrijë kaq shpejt këto suksese

02/17/2025 19:35
nga:Lorik J

Anësori i Real Madridit, Rodrygo, ka ndarë emocionet e tij pasi luajti ndeshjen e tij të 250-të për klubin.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Çdo ditë që kaloj në Madrid është një ëndërr e realizuar. Ndjej emocione të jashtëzakonshme duke arritur këtë moment historik. Dua të vazhdoj në të njëjtën frymë edhe për shumë vite të tjera dhe të vazhdoj të arrij suksese në këtë fanellë.

“Unë iu bashkova Real Madridit me synimin për të fituar gjithçka, për të fituar trofe, por kurrë nuk e imagjinoja se do t’i fitoja kaq shumë dhe kaq shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja dy herë Champions League. Jam absolutisht i emocionuar,” tha Rodrygo.

Në verën e vitit 2019, Madridi i pagoi Santos 45 milionë euro për brazilianin.

/GazetaBlic Sport