Ish- deputeti, Gani Geci, ka ndarë emocionet e tij për momentin historik të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.
“Pata fatin dhe nderin të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe të nënshkruaj këtë akt historik”, tha Geci, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke e përshkruar atë si ndjenjën më të mirë dhe më të veçantë që ka përjetuar.
Ai shtoi se ishte një ndjenjë krenarie, një moment që do të mbetet përgjithmonë i paharruar për të dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.


