Ruben Amorim ka dhënë një përditësim të hidhur për situatën e Amad Diallo pasi ai mori një lëndim në seancën stërvitore të Man United.
Trajneri portugez zbuloi para ndeshjes se Diallo do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/25.
Amad pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe kur u pyet nëse sezoni i tij ka përfunduar, Amorim tha për Sky Sports: “Unë mendoj se po, po.
“Ndoshta do të gjejmë mënyra të reja për të krijuar situata. Nuk e dimë. Le ta shohim, le të ecim përpara dhe jemi gati për lojën.”
“Është kjo që është, por ne kemi talentë dhe ata kanë mundësinë të jenë në stol. Është një sezon vërtet i vështirë dhe ne duhet të përballemi me këtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


