Lajme

Philips dhe Serwer: Partia fituese duhet ta formojë Qeverinë, por vetëm me koalicion

02/16/2025 16:40
nga:Genita C

Eksperti amerikan, David Philips, ka komentuar mbi situatën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke theksuar se partia që ka fituar më shumë vota ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë.

Ai theksoi për GazetaBlic se, për të siguruar stabilitetin, kjo parti duhet të angazhohet në bashkëpunim me partitë e tjera dhe të dëgjojë me kujdes shqetësimet e qytetarëve.

Sipas tij, qeverisja gjithëpërfshirëse është një proces i gjatë, por esencial për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe për t’u përballur me sfidat e vendit. “Partia me më shumë vota duhet të formojë qeverinë.

Ajo do të duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera dhe të dëgjojë me kujdes shqetësimet e vendit. Qeverisja gjithëpërfshirëse është një detyrë e gjatë, por e nevojshme,” tha Philips për GazetaBlic.

Ndërkohë, analisti Daniel Serwer theksoi se çdo koalicion që arrin shumicën në parlament ka të drejtë dhe detyrë të formojë qeverinë.

Ai theksoi se ata që kërkojnë të kenë ndikim dhe fuqi në procesin e formimit të qeverisë, duhet të sigurojnë një pjesë të mjaftueshme të mbështetjes për ta realizuar këtë qëllim.

Serwer theksoi rëndësinë e krijimit të një qeverie të qëndrueshme, duke e lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime të mundshme mes partive që arrijnë shumicën e nevojshme parlamentare.

“Çdo koalicion që ka shumicën në parlament duhet të formojë qeverinë dhe Kurti ta bëjë me këdo që dëshiron një pjesë fuqie të mjaftueshme,” tha Serwer për GazetaBlic.