Lajme

Zogjani: Kurti fjalët si demushi, e punët si kërkushi – erdhi në pushtet si shpëtimtar me premtime por realiteti me dështime

02/16/2025 11:46
nga:G B

Aktori Jeton Zogjani ka kritikuar qeverinë Kurti, derisa ka thënë se Kurti erdhi në pushtet si një shpëtimtar që premtonte ndryshime të mëdha, por që realiteti është krejt ndryshe nga ajo që u premtua, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka dështuar në politikën e jashtme, në politikën e brendshme ka pasur mungesë të rezultateve konkrete.

Po ashtu, ai ka përmendur mashtrimin me pastriotizmin dhe populizmin.

Postimi i tij i plotë:

Fjalet si demushi, e punet si kerkushi!

Albin Kurti erdhi ne pushtet si nje shpetimtar qe premtonte ndryshime te medha, drejtesi, zhvillim ekonomik dhe dubrava 12 kate!

Megjithate, pas disa vitesh qeverisjeje, realiteti tregon nje histori ndryshe nga ajo qe u premtua.

Deshtimi ne Politiken e Jashtme

  • Marredheniet me aleatet kryesore, sidomos me SHBA-ne dhe BE-ne, jane ne piken zero. Retorika e tij shpesh sfidon partneret nderkombetare, duke rrezikuar mbeshtetjen e Kosoves ne momente kyçe.
  • Kosova po perballet me sanksione, nderkohe qe Serbia vazhdon te perfitoje nga diplomacia nderkombetare.
  • Njohjet e reja shtetorore jane zero dhe procesi i anetaresimit ne organizata nderkombetare nuk ka bere perparime te rendesishme.

Situata e Brendshme: Mungesa e Rezultateve Konkrete

  • Ekonomia e Kosoves vazhdon te vuaje, papunesia mbetet e larte dhe investimet e huaja jane minimale, mos me thene hiç!
  • Nepotizmi dhe politizimi i institucioneve nuk kane ndryshuar vec eshte perkeqesuar!
  • Premtimet per luftimin e korrupsionit nuk kane dhene rezultatet, korrupsioni veç ka lulezu! Tenderat njeburimor, rezervat shtetrore, energjia etj..

Mashtrimi me Patriotizmin dhe Populizmin

Kurti vazhdon te perdore retoriken patriotike per te mbuluar deshtimet e tij. Ai shpesh flet per sovranitet dhe dinjitet kombetar, por ne realitet, qasja e tij ka izoluar Kosoven dhe ka penguar avancimin e saj ne arenen nderkombetare!

Perfundim

Albin Kurti erdhi si nje shprese per ndryshim, por sot realiteti tregon nje udheheqes qe nuk ka arritur te permbushe premtimet e tij. Kosova ka nevoje per nje lider qe nuk luan me emocionet e qytetareve, por qe sjell rezultate konkrete dhe nderton nje shtet funksional, jo nje qeveri te bazuar ne propagande.!