Lajme

Kurti e Maqedonci takojnë ministrin kroat Anushiq, flasin për industrinë e mbrojtjes dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak

02/15/2025 14:53
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar në Mynih ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë folur për forcimin e lidhjeve, mundësitë e reja në industrinë e mbrojtjes dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak.

“E falënderova Kroacinë për mbështetjen e patundur për Kosovën. Ne ndajmë vlerat, një këndvështrim gjeopolitik dhe një përkushtim ndaj partneritetit tonë si aleatë”, ka shkruar Kurti.