Sporti

Diego Simone vlerëson maksimalisht skuadrën e Barcelonës

02/14/2025 20:46
nga:Mergim Rreci

Trajneri Diego Simeone, i cili shfaqet mjaft agresiv kur flet për kundërshtarët e tij ka filluar të ndryshojë.

Kohët e fundit, Simeone nuk po ndal admirimin për Barcelonën dhe mënyrën se si ata kanë performuar nën drejtimin e Hansi Flick.

Madje, trajneri i Atletico Madrid para ndeshjes së “Copa de la Rey”, e ka quajtur Barcelonën skuadrën me performancën më të mirë në La Liga

“Një rival që, siç thashë, mendoj se është ai që luan më së miri në La Liga. Numrat e tyre flasin vetë për atë që Barcelona po bën”, ka thënë ai.