Sporti

FC 2 Korriku dhe Kastriot Rexha i ndajnë rrugët

02/14/2025 19:31
nga:Mergim Rreci

FC 2 Korriku e njofton opinionin se i ka ndarë rrugët me ndihmës-trajnerin Kastriot Rexha; pas dy vitesh bashkëpunimi, klubi e ka falënderuar trajnerin Rexha për kontributin dhe angazhimin e tij.

Fjalë falënderimi pati edhe nga vet trajneri, që shprehu mirënjohje ndaj kryesisë, trajnerëve dhe të gjithë futbollistëve.

“Kastriotit jemi mirënjohës për punën e tij profesionale, duke qenë shumë të lumtur që ai ishte pjesë e klubit deri tani”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.