Manchester City po përballet me akuza të rënda për mashtrim financiar dhe rrezikon dënim të madh.
Drejtuesit e klubit, stafi dhe tifozët janë duke pritur vendimin përfundimtar, duke shpresuar që do të shpëtojnë nga më e keqja, trnamseton GazetaBlic Sport.
Eksperti i financave të futbollit Kieran Maguire ka dhënë verdiktin e tij mbi akuzat dhe dënimin e mundshëm të Cityt, nëse ata shpallen fajtor.
“Numri 115 është bërë pjesë e folklorit, që është mjaft e çuditshme sepse A: ka 130 akuza dhe B: aktualisht janë vetëm tri”,
“Në rast se shpallen fajtor, dënimi me gjasë do të jetë shumë më i ashpër se sa ai që kanë marrë Everton dhe Nottingham Forest”.
“Kështu që, duhet të jetë një zbritje e pikëve nëse shpallen fajtor. Mendoj se po shikojmë tek heqja e pikëve, diku në rrethin e 60 deri 100 pikëve”, ka thënë Maguire.
/GazetaBlic Sport/


