Lajme

Osmani e Berset diskutojnë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

02/14/2025 14:25
nga:N K

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Konferencën e Mynihut në Gjermani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

“Një takim i frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar ajo në ‘Facebook.