Lajme

Një grua në Prizren dyshohet se është dhunuar nga një shtetas i Shqipërisë

02/14/2025 10:00
nga:N K

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që i njejti dyshohet se para disa ditëve ka dhunuar një grua kosovare, raporton GazetaBlic.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM-Prizren 09.02.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.