Policia e Kosovës ka shqiptuar 2254 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në tërë territorin e vendit, shkruan GazetaBlic.
Gjatë këtyre 24 orëve, u regjistruan gjithsej 50 akisdente, 14 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë që në këtë periudhë janë arrestuar 17 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.
Dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.



