Presidenti bavarez Markus Söder thotë se incidenti me makinë në Mynih ishte me sa duket një sulm.
Policia thotë se i dyshuari është një azilkërkues 24-vjeçar afgan.
Të paktën 28 persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Zyrtarët thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës, raporton BBC.


