Lajme

Nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar FSK-në për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

02/13/2025 14:24
nga:N K

Nxënësit dhe stafi i shkollave kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata patën mundësin të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vizita është organizuar në kuadër të aktivitetit për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë dhe paqen.

Ky aktivitet është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve arsimore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të edukimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri.

Postimi i plotë: