Sporti

Pau Cubarsi shumë afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

02/13/2025 11:32
nga:Lorik J

Barcelona po vazhdon negociatat e plota për kontrata të reja me lojtarët kryesorë dhe pritet që shumë shpejt të shpallet kontrata e re e qendërmbrojtësit Pau Cubarsi.

Marrëveshja aktuale mes klubit dhe adoleshentit është deri në verën e vitit 2027, por kontrata do të zgjatet deri në verën e vitit 2029, kur Cubarsi do të jetë 22 vjeç.

Produkti i La Masia është pjesë e skuadrës së parë të katalanasve që nga sezoni i kaluar, kur u integrua nga Xavi dhe tani nën drejtimin e Hans-Dieter Flick ka 36 ndeshje në të gjitha garat dhe është vetëm 17 vjeç.

/GazetaBlic Sport