Artan Behrami i PDK-së ka reaguar ndaj deklaratës së Albinit, i cili kishte thënë se 40% e popullatës janë analfabetë, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur shqetësimin për pasaktësinë e këtij pohimi, duke shtuar se në këtë rast, 60% e popullatës po cilësohen si “hajvanë”.
Behrami ka ironizuar dhe kërkuar të di se në cilën përqindje të popullatës bën pjesë Albin Kurti pas këtij komentimi të tij.


