FC Drita ka postuar një komunikatë të ashpër para pak minutave në drejtim të gjyqtarit kosovar, Mervan Bejtullahu.
Klubi gjilanas e ka cilësuar madje edhe si ‘kamikaz’ Bejtullahun, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas tyre, ai nuk e ka kryer punën me nder sot gjatë ndeshjes kundër Dukagjinit.
FC Drita e ka akuzuar rëndë edhe gjyqtarin e katërt, Gramos Shala, duke e cilësuar si “gjyqtar i skandaleve”.
Ata kanë dërguar ankesë në drejtim të FFK-së për Bejtullahun dhe Shalën, duke kërkuar që këta dy gjyqtarë mos të gjykojnë më asnjëherë ndeshje të Dritës.
Bardhekaltrit triumfuan në Kupën e Kosovës kundër Dukagjinit, pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati në kohën e rregullt ishte 0:0.
/GazetaBlic Sport/


