Debate e mospajtime janë zhvilluar në “Politiko” në mes të avokatit, Taulant Hodaj dhe komentatores politike, Shqipe Pantinës lidhur me riemërimin e presidentes.
Hodaj ka deklaruar se Vjosa Osmani mund ta fitojë edhe një mandat, duke e pasur mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kur vjen puna te presidenti mas një viti, unë menoj që prapë mundet Vjosa me u zgjedh me mbështetjen e LDK-së, pa hy në LDK e në qeveri”, ka thënë Hodaj.
Por ndaj një mendimi të tillë ka reaguar Pantina, e cila ka thënë se Osmani nuk është treguar unifikuese dhe e paanshme, për çka sipas saj, ajo nuk mund ta ketë votën e LDK-së.
“Pse duhet LDK-ja më e mbështet Vjosën?”, ka thënë Pantina.
“Sepse është reprezentative”, është përgjigjur Hodaj.
“Ajo tanë kohën ia ka majtë anën Vetëvendosjes, për çka reprezentative. Ajo në momente kyçe nuk është tregu unifikuese dhe e paanshme”, ka thënë Pantina.
“Ajo është zgjedh prej VV-së, ti çka mendove?”, ka reaguar Hodaj.


