Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka folur për vonesat në numërimin e votave dhe ankesat që janë paraqitur lidhur me këtë proces.
Kurteshi ka theksuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe transparent, ngaqë siç tha ai, ka pasur shumë palë që e kanë monitoruar këtë proces.
“Si proces i rregullt me ligjin në qendrat komunale të numërimit, rinumërohen votat për subjektet politike për verifikim. Ky është proces i rregullt edhe kjo tani është duke ngjarë. Aty janë vëzhguesit edhe vendorë edhe ndërkombëtarë”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi ka theksuar se të gjitha lëshimet do të verifikohen nga KQZ-ja.
“Në mënyrë transparente është numëruar çdo fletëvotim. Çdo formular shihet në ekran dhe mund të shihet nga të gjithë ata që janë të pranishëm si vëzhgues aty”, ka thënë Kurteshi.


