Lajme

Cakolli: Me këtë tempo mund të duhen dy javë për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve

02/12/2025 21:54
nga:G B

Eugen Cakolli nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim, deklaroi se në bazë të të dhënave që i kanë siguruar nga qendrat komunale të numërimit të votave, tempoja e punës është jashtëzakonisht e ngadalshme.

“Gjatë ditës së djeshme nga ora katër e pasdites e deri në ora 12 të natës në gjithsej 10 tavolinat e numërimit janë numëruar vetëm 10 kuti, që i bie se një kutie i është dashur tetë orë që të numërohet në një tavolinë, e cila ka qenë e monitoruar dhe e vëzhguar nga gjithë palët aty, e që i bie se me këtë tempo vetëm në komunën e Prishtinës – ku kemi mbi 220 vendvotime, mund të na duhen të paktën dy javë për t’i numëruar votat e subjekteve politike dhe të kandidatëve, pa llogaritur këtu vendimet potenciale të PZAP-së, e që janë shumë të mundshme për shkak të dallimeve në vota për rinumërime të tërësishme të këtyre, e pastaj jo vetëm në 10 tavolina por në një hapësirë që për tërë Kosovën i ka vetëm 20 tavolina të numërimit në QNR”, deklaroi Cakolli në emisionin Rubikon në Klan Kosova.