Në Prizren, një pronar i një objekti banimi është kapur duke shkelur ligjin, pasi ka instaluar njehsorë ilegalë për 11 banorë, të cilët konsumonin energjinë elektrike pa u faturuar fare. Ky veprim ka ndodhur pa u marrë pëlqimi elektroenergjetik nga KEDS-i për të furnizuar me energji objektin.
Aksioni për kontroll nga ekipet e KEDS-it ka zbuluar manipulimin me energjinë elektrike, ku pas llogaritjes së pajisjeve të përdorura ilegalisht, pronari është detyruar të paguajë shumën e madhe prej 10,324.13 euro për keqpërdorimin e energjisë.
“Ky rast është vetëm një nga shumë aksionet që po realizohen nga KEDS-i për të identifikuar dhe ndëshkuar keqpërdoruesit e energjisë elektrike. Pjesë e këtyre kontrolleve janë objekte banimi, shtëpi e biznese, dhe aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllimin për të mbrojtur sistemin elektroenergjetik”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.


