Lajme

Nesër nga ora 15:00 bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, MI jep detaje

02/12/2025 14:22
nga:Genita C

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, në trasen e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës.

Ndërprerja e qarkullimit të trafikut do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor 15.00 deri nē pastrimin e rrugēs.