Pasi Manchester City u mposht në play-offin e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit, Wayne Rooney dhe Clarence Seedorf argumentuan se ishte “e çuditshme” se si ata lejuan Kyle Walker të transferohej në Milan.
“Unë mendoj se ju e shihni rëndësinë e Kyle Walker gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit për Manchester Cityn,” tha Rooney për Amazon Prime.
“Akanji nuk është padyshim një mbrojtës i djathtë, në këtë pikë të sezonit kur Manchester City është në vështirësi, Walker është kapiteni i klubit të futbollit dhe të lejosh që ai të huazohet është vërtet e çuditshme”.
Ish-mesfushori i Milanit, Seedorf është gjithashtu një analist i Amazon Prime UK dhe ra dakord me Rooneyn që mbrojtësi i Milanit po i mungon shumë Manchester Cityt.
“Ai e lejon skuadrën të luajë ashtu siç luan dhe të rikuperojë çdo gabim apo top të thellë. Më kujtohen betejat me Vicinius sezonin e kaluar”, tha Seedorf.
/GazetaBlic Sport


