Lajme

Policia shqipton mbi dy mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

02/12/2025 09:50
nga:N K

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar dy mijë e 109 tiketa trafiku, shkruan GazetaBlic.

Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, ku 27 nga to janë me dëme materiale, kurse 13 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje.