Lajme

Aksident në Gjonovcë të Suharekës, lëndohen tre persona – dy nga ta rëndë

02/11/2025 18:41
nga:G B

Në Gjonovcë të Suharekës ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një furgoni, ku mbetën të lënduar tre persona, dy nga ta me lëndime serioze.

Lajmin për Klankosova, e ka bërë të ditur zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovcë, ku ishin të perfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe një kamionetë”, njoftoi Bytyqi.

Bëhet e ditur se si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Minuta më parë, Klankosova.tv solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes.