Lajme

Zogaj: Është gabim të provohet të bëhet qeveri duke e lënë VV-në jashtë

02/11/2025 17:24
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se të provohet të bëhet qeveria pa VV-në, mund të bëhet gabimi i vitit 2020 me qeverinë Hoti, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi , ai ka thënë se LDK duhet të jetë e prerë në nuk hyn në asnjë qeveri me manovër, sikur ishte ajo e Hotit, ku gjithçka ishte në funksion të fitores së VV-së më 2021.

Postimi i tij i plotë:

Me provu me be qeveri duke e lene LV jashte eshte me e perserite gabimin e vitit 2020 me qeverine Hoti. Pos qe kishte nje njohje nga ajo qeveri, gjithcka tjeter ishte ne funksion te fitores se LV me 2021. LDK duhet me qene e prere qe nuk do te hyje ne asnje manover te tille, sigurisht, nese nuk do qe te kthehet ne 12% ne zjgedhjet e ardhshme.