Sporti

Trepça – Bashkimi, shiten të gjitha biletat për finalen e Kupës së Kosovës

02/11/2025 17:02
nga:Mergim Rreci

Të gjitha biletat e finales së Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, janë shitur.

Federata e Basketbollit ka menaxhuar shitjen dhe organizimin, transmeton GazetaBlic Sport.

Nesër në finale, atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, me ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky takim do të fillojë në ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/