Lajme

Ramush Haradinaj për Faton Osmanin: Një njeri me vlera e profesionist i çmuar

02/11/2025 13:03
nga:N K

Kryetari Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve EkonomiaOnline, Faton Osmani.

Në reagimin e Haradinajt, thuhet se ata ndajnë dhembjen me familjen Osmani dhe mbarë komunitetin mediatik.

Kreu i AAK-së vlerësoi lart profesionalizmin e çmuar të gazetarit Osmanit.

“U prehtë në paqe!”, deklaroi Haradinaj.