Lajme

Haradinaj takon Ambasadorin e Francës, diskutojnë për zgjedhjet dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës

02/11/2025 12:46
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku diskutuan për zhvillimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, veçanërisht antarësimin në NATO, raporton GazetaBlic.

Haradinaj theksoi rëndësinë e Francës si partner strategjik dhe vlerësoi angazhimin e saj për stabilitetin rajonal dhe mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.

Ai gjithashtu theksoi mundësitë e reja për forcimin e bashkëpunimit bilateral.

E plotë:

Në takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, diskutuam për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit; thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO.

Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë.

Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve.