Sporti

Zyrtare: Lindon Emërllahu prezantohet si lojtar i ri i Cluj

02/11/2025 12:33
nga:Lorik J

Lindon Emërllahu edhe zyrtarisht është futbollist i klubit rumun, Cluj.

Emërllahu është larguar nga Ballkani, për t’iu bashkuar ekipit të njohur rumun, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutash, Cluj ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar.

Ja njoftimi:

“Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!
Dhe është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Balkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu.
I shpallur lojtari i vitit 2024 në Kosovë, Lindon fitoi 5 trofe me Ballkanin, skuadër që ka shënuar 100 ndeshje në të gjitha garat.
Në moshën vetëm 19 vjeçare, Emërllahu mori thirrjen e parë për kombëtaren e parë të Kosovës, duke pasur gjashtë paraqitje për kombëtaren e vendit të tij.
Mirësevini Lindon, dhe shumë suksese të tjera”, shkruan Cluj.

/GazetaBlic Sport