Mefail Bajqinovci ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se, angazhimi dhe përkushtimi i tyre janë forca që do të çojnë përpara ndryshimet që do të bëjnë Kosovën më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë.
E plotë:
Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!
Të dashur qytetarë,
Mirënjohje e pafund për mbështetjen e madhe që i keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren e madhe! Angazhimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë për të çuar përpara ndryshimet e mëdha që e bëjnë Kosovën më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë.


