Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani: Kontributi i tij do të mbahet mend gjatë

02/11/2025 11:16
nga:N K

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së gazetarit Faton Osmani, duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij, shkruan Gazeta Express.

AGK ka theksuar se kontributi i Faton Osmanit në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.