Sporti

Alexander-Arnold mund të rikthehet nga lëndimi për derbin me Everton

02/11/2025 11:16
nga:Lorik J

Trent Alexander-Arnold mund të kthehet nga lëndimi për derbin e Merseyside me Everton në Goodison Park të mërkurën, por Liverpool do të jetë pa Joe Gomez.

Alexander-Arnold ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Reds, ndërsa Gomez pësoi një dëmtim në humbjen në FA Cup ndaj Plymouth Argyle.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, Arne Slott tha: “Trent ka marrë pjesë në disa stërvitje me ne.”

“Pra, le të shohim se si është ai sot. Shpresoj se ai do të stërvitet përsëri me ne dhe më pas duhet të vendosim nëse do ta marrim për ndeshjen apo jo,” vazhdoi holandezi.

/GazetaBlic Sport