Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit, njoftoi Policia e Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Deçan, Gjakovë, dhe dy raste në Malishevë.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Prishtinë 10.02.2025, 22:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
E në Deçan është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj.
“Deçan 10.02.2025, 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.
Kurse në Gjakovë është arrestuar një person, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 10.02.2025-08:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, në Malishevë një burrë pas një mosmarrëveshje ka rrahur bashkëshortën e tij, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Malishevë 10.02.2025, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.
Si dhe rasti i sytë “Malishevë 09.02.2025, 20:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”.


