Lajme

Mbi 4 mijë gjoba u shqiptuan javën e kaluar në rajonin e Prishtinës

02/10/2025 15:23
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 128 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 për vepra e penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe municion.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4125 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 732 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.”