Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për kanosje dhe sulm ndaj një gruaje, shkruan GazetaBlic.
Në raportin 24 orëve të fundit nga PK-ja thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pasdite në Prizren.
Me vendim të prokurorit bëhet e ditur se dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


