Lajme

VV merr mbi 51 % edhe në Gjilan, lë prapa LDK-në

02/10/2025 09:47
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në Gjilan kur janë numëruar 78.3 % e votave.

Ky subjekt politik deri tani ka marrë 18 mijë e 813 vota apo 51.54 %.

Ajo përcillet nga LDK që ka marrë 7 mijë e 933 vota apo 21.73 % dhe PDK që ka marrë 6 mijë e 229 vota apo 17.06 %.

AAK ka marrë 2.73 % në këtë komunë kurse Koalicioni për Familjen 2.68 %.