Lajme

KQZ numëron mbi 90% të votave në Gjakovë – kjo është renditja e partive

02/10/2025 09:30
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 93% të votave në Komunën e Gjakovës.

Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me 47.15% të votave, duke ruajtur pozitat e para në këtë komunë.

Ndërkohë e dyta është renditur AAK Nisma me 19.70%, pasuar nga LDK 16.68% ndërsa PDK me 10.23%.