Lajme

Gjakovë, shkolla “Yll Morina” nuk u mbyll ende edhe pas përfundimit të votimit

02/09/2025 19:25
nga:Y I

Qendra e votimit, shkolla “Yll Morina” në Gjakovë nuk është mbyllur ende për procesin e votimit.

Ekipi që është në terren i Klan Kosovës ka dërguar pamje nga atje ku shihen ende një numër i madh i qytetarëve duke pritur në radhë për të votuar.

Procesi i votimit në vend zyrtarisht përfundon në ora 19:00, ishte nisur në ora 07:00.