Lajme

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtje, ua sugjeron votuesve serbë numrat të cilët ata duhet t’i votojnë

02/09/2025 17:27
nga:N K

Kandidati për deputet i Listës Serbe ka thyer heshtjen. Milan Kostiç ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij.

E pos kësaj ai ka bërë edhe një tjetër shkelje të rëndë. Serbëve ua ka sugjeruar numrat për të cilët ata duhet të votojnë.

I njëjti i është drejtuar serbëve në Kosovë edhe me një mesazh nacionalit. “Të Gjithë për Serbinë”, ka shkruar ai krahas fotografisë dhe numrave që ai ka sugjeruar e të cilat i ka rrethuar si thirrje për t’i votuar.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në ora 07:00, e deri në mbylljen e tyre në ora 19:00, të cilin kandidati i Listës Serbe e ka thyer me publikim në Facebook.

Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Ka një bazë të gjerë ligjore në Kosovë që rregullon mbarëvajtjen e saj.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një organ i pavarur përgjegjës për vendosjen për parashtresat dhe ankesat në lidhje me procesin zgjedhor.